Nuk ndalet Perez, kjo është oferta e re për Mbappen

Real Madridit po vazhdon të provojë transferimin e Kylian Mbappe.

Pasi u refuzua oferta e parë me vlerë 160 milionë euro, duket se Florentino Perez është gati për ofertën e dytë, shkruan Gazeta Olle.

Sipas Sky Sports, mbretërit kanë përgatitur ofertën e radhës me vlerë 170 milionë euro.

PSG e kishte blerë yllin francez për 180 milionë nga Monaco në vitin 2018.

Edhe vetë futbollisti ka deklaruar se e dëshiron transferimin në Madrid, prandaj edhe i ka refuzuar disa herë ofertat për rinovim të kontratës me klubin francez.

/Gazeta Olle/

Këto janë dënimet e para pas skenave të dhunës në ndeshjen Nice – Marseille

Akuza për sulme seksuale, Manchester City pezullon Benjamin Mendyn