Nuk ndalet Eros Grezda, shënon përsëri

Sulmuesi nga Kosova, Eros Grezda që po vazhdon karrierën me shumë sukses në Kroaci te Lokomotiva Zagreb ka arritur përsëri të shënojë.

Grezda shënoi golin e dytë në minutën 64-të duke pasiguruar fitoren skuadrës së tij kundër Sleven Belupos (0:3), transmeton Gazetaolle.com.

Ky është goli i pestë i Eros Gredëz në kampionatin kroat dhe ne këtë gol gjendet i 13-ti në listën e realizatorëve.

Grezda me këto gola mund të tërheqë vëmendjen e Albert Bunjakut dhe Gianni de Biasit për një ftesë në të ardhmen./ olle/