Nuk ndalen sukseset e sportistëve nga Kosova – Vesa Gjinaj fiton turneun “Neocom Open 2021”

Tenistja kosovare Vesa Gjinaj sot zuri vendin e parë në turneun “Neocom Open 2021-J5”, qe u mbajt në Shkup.

Gjinaj mposhti kundershtaren Aleksandra Simeva nga Maqedonia e Veriut pas tre seteve, me rezultat 6-4 2-6 6-3, shkruan Gazeta Olle.

Tenistja jonë u plasua në finale pas fitores ndaj italianes, Sara Milanese ku në një ndeshje të vështirë triumfoi 6-3 3-6 7-5.

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "KE ITF WorldTennisTour Juniors"

Vesa në çerekfinale kishte mposhtur Asli Ozcan me rezultat 6-4 dhe 6-1.

Para saj ajo kishte eleminuar edhe bartësen e tretë të turneut, Sara Pantelic, me rezultat 6-4 dhe 6-4 me sete.

Triumfi i Gjinajt padyshim se do të thotë shumë për sportin e tenisit në Kosovë. /Gazeta Olle/

 

Këtë numër do ta bartë Manaj në fanellën e Barcelonës

Futbolli në zi: Vdes legjenda e Bayernit