Kaloni në dark mode që është më i butë për sytë tuaj gjatë natës.

Kaloni në light mode që është më i butë për sytë tuaj gjatë ditës.

Kaloni në dark mode që është më i butë për sytë tuaj gjatë natës.

Kaloni në light mode që është më i butë për sytë tuaj gjatë ditës.

Nuk mundi ta transferojë te Roma, por Mourinho tani e këshillon Xhakën: Granit, merre vaksinën dhe je i sigurt

Trajneri i Romës, Jose Mourinho, i ka shkruar direkt mesfushorit shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka, se duhet ta marr vaksinën, pasi ky i fundit është prekur nga COVID-19.

Trajneri i njohur portugez ka shfrytëzuar rrjetin social “Instagram” për t’i komentuar Xhakës që ka vendosur të refuzojë vaksinimin.

Xhaka ka munguar për Zvicrën në ndeshjen e së mërkurës ndaj Greqisë pasi rezultoi pozitiv për COVID-19, ndërsa ka gjasa të mungojë edhe në dy ndeshjet e radhës ndaj Italisë dhe Irlandës Veriore, pasi aktualisht është në karantinë.

Federata e Zvicrës ka konfirmuar se Xhaka ka refuzuar të vaksinohet, si i vetmi futbollist i ekipit kombëtar që nuk e ka bërë këtë gjë.

Mourinho ka shfrytëzuar postimin e fundit të Xhakës me ekipin kombëtar për t’i komentuar.

“Merre vaksinën Granit dhe je i sigurt”, ka shkruar portugezi. Nuk ka munguar as përgjigja e Granitit, duke e falënderuar trajnerin.

 

Mourinho e pëlqen Xhakën si futbollist dhe ka tentuar shumë që ta afrojë këtë verë te Roma, por Arsenali nuk e liroi mesfushorin e tyre.

 

Trepça shënon fitore të madhe dhe kalon në finale

Skuadra turke me probleme financiare, Esat Mala rikthehet në Shqipëri

Largoje reklamën