Nuk mund të luajnë në shtëpi, këtë stadium e ka zgjedhur Ulpiana për ndeshjet si vendase

Edhe stinori pranveror e gjenë Ulpianën larg shtëpisë së saj.

Stadiumi i qytetit “Sami Kelmendi” nuk mund të përdoret as nga Arbëria në Superligë e as nga Ulpiana në Ligën e Parë, shkruan Gazeta Olle.

Kjo pasi ai nuk i plotëson kushtet për tu luajtur një ndeshje në këto nivele.

Arbëria pak ditë më parë njoftoi se ka zgjedhur stadiumin sintetik në Ferizaj për ndeshjet si vendase, e po në një stadium sintetik do të luaj edhe Ulpiana.

Si në vjeshtë, njejtë edhe në pranverë lipjanasit do të luajnë takimet si nikoçir në stadiumin e qytetit të Shtimës.

Ulpiana do të luftojë për inkuadrim në Superligë./GazetaOlle/