Nuk mund ta besoni se ku mund të transferohet Ibrahimovic

Skuadra londineze West Ham e cila është duke kaluar formë të shkëlqyer këtë edicion në Premierligë, ka filluar të mendoj për edicionin e ardhshëm.

Trajneri kroat, Slaven Bilic, thuhet e dëshiron me çdo kusht sulmuesin e PSG-së, Zlatan Ibrahimovic, të cilit kontrata me kampionët francez i skadon në fund të këtij edicioni.

Londinezët thuhet se janë të gatshëm t’i ofrojnë një pagë marramendëse Ibras, për ta bindur atë të transferohet në Londër./Olle