Nuk mjaftojnë as 40 milionë euro

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka insistuar se as edhe një përpjekje prej 40 milionë eurove nuk është e mjaftueshme për të joshur, Mauro Icardin që të largohet nga San Siro.

22-vjeçari ka qenë në formë të mirë në sezonin 2014-15, ku ka shënuar 14 gola në 24 paraqitjet në Serie A.

Megjithatë, Inter e sheh Icardin si lojtar të rëndësishëm. “Po në qoftë se dikush oferton 40 milionë euro për të në verë? E pra ne e kemi marrë tashmë, por nuk e kemi ndërmend të futemi në biznes për këtë lojtar, ne jemi duke menduar për të tashmen e këtij klubidhe Icardi është e ardhmja”, tha Ausilio për Sky Sport.

“Qëllimet tona janë të qarta. Ne jemi duke ndërtuar një ekip të rid he që do të zgjasë shumë. Kemi lojtarë të talentuar dhe lojtarë të rinj. Kemi lojtari si Mateo Kovacic dhe Mauro Icardi,atyre ju kemi sthuar edhe cilësi të tjera si Marcelo Brozovic dhe Xherdan Shaqiri”.

Icardi më parë ka luajtur me Sampdorian dhe Barcelonën, ndërsa ka kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2018.