‘Nuk më intereson për Messin dhe Piquen’

Futbollistët e skuadrës së Barcelonës, Lionel Messi, dhe Gerard Pique, ishin zënë në ‘offside’, një natë para ndeshjes në kuadër të Ligës së Kampionëve, përballë Manchester Cityt, në një kazion.

 

Por, trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, thotë se nuk i intereson fare se çfarë shkruajnë mediet angleze në lidhje me këtë çështje.

 

“Unë jam i përqendruar vetëm në ndeshjen të cilën do ta zhvillojmë. Nuk është duke më interesuar se çfarë shkruajnë mediet për Messin apo Piquen”, deklaroi Enrique.

 

Trajneri i ‘blaugranëve’ ka folur edhe për ndeshjen ndaj Manchester Cityt, duke thënë se ekipi ne tij e pret një ndeshje tejet e vështirë përballë citizenëve.