‘Nuk luhet për 100 euro’

Për arsye të ndryshme kanë mbetur pa klube shumë futbollistë të njohur në futbollin e Kosovës.

Njëri ndër ta është edhe mesfushori nga Gjilani, Genc Sermaxhaj. Ky i fundit rrëfehet për Gazetën ‘Olle’. “Shumë futbollistë cilësor dhe me përvoje të madhe kane mbetur pa klube. Unë nuk e fajësoj federatën ngase ajo me kohë ka bërë të ditur datën e afatit kalimtar. Por, të paktën ka qenë dashur që të lejojë një mundësi që pas afatit kalimtar të lejojë futbollistët e lirë, të kalojnë tek ndonjë klub. Fajin më të madhe e kanë klubet. Ato janë mësuar të marrin lojtarë me nga 100 euro vetëm e vetëm për ta mbushur numrin e lojtarëve në teshatore, dhe te arsyetohen tek trajnerët se kemi numër të madh të lojtarëve, pastaj kërkojnë rezultate nga trajnerët e lojtarët. Nuk ka rezultate kur paguan një lojtarë 150 euro. Nuk rritet cilësia në futbollin tonë me këso kushtesh”, tha Genc Sermaxhaj. “Unë nuk luaj futboll për 100, 150 euro ose 200 euro. Lojtarët të cilët janë të lirë, janë të verifikuar dhe janë profesionist. Ata jetojnë prej futbollit dhe nuk duan të krahasohen me futbollistët që paguhen me nga 100 euro”, përfundoi Genc Sermaxhaj, i cili gjatë karrierës së tij ka luajtur për disa ekipe në Kosovë.