Nuk largohet

Mbrojtësi i Interit, Jesion Murrillo, është duke kaluar formë fantastike në Serie A. Forma që është duke e gëzuar mbrojtësi kolumbian ka bërë që shumë ekipe evropiane të shprehin interesim për të. Së fundmi, sipas mediave angleze, trajneri i ri i Chelseat, Antonio Conte, thuhet se dëshiron me çdo kusht lojtarin në ekipin e tij.

Vetë lojtari ka mohuar kategorikisht largimin nga Interi. “Dua të qëndroj te Inter. Jam lojtar i Interit, dhe momentalisht nuk jam duke menduar për të ardhmen”, theksoi Murillo.

Ndryshe, futbollisti thotë se kampionati italian i ka ndihmuar jashtëzakonisht shumë atij. “Ardhja në Serie A më ka ndihmuar shumë që të përmirësohem edhe pse ishte shumë e vështirë për t’u përshtatur në këtë ligë shumë taktike dhe fizike”, përfundoi Murillo. 23-vjeçari ka bërë 32 paraqitje duke arritur të shënojë edhe dy gola.