‘Nuk kthehem në Kosovë’

Ish-basketbollisti i skuadrës së Prishtinës dhe Pejës, Fahri Breca, i cili është duke bërë karrierë në Gjermani, te skuadra Hertner Loewen, në një prononcim për ‘Gazetën Olle’, ka thënë se nuk është duke e përcjellur basketbollin në Kosovë, duke shpersuar se nuk do të kthehet në Kosovë.

“Basketbollin në Kosovë, nuk jam duke e përcjellur, por jam duke lexuar dhe po i shoh ngjarjet e fundit se çfarë po ndodh. Nuk mendoj të kthehem në Kosovë, dhe shpresoj të mos më bëhet puna të vijë”, u shpreh fillimisht Breca.

Ndryshe fundori kosovar, thotë se është i kanqur me atë se çfarë ka treguar këtë edicion duke zbuluar se sezoni i ardhshëm do të jetë më ndryshe për të.

“Jam i kënaqur me vitin e parë këtu pasi kam arritur të njoh të thujase të gjitha ekipet. Së fundi kam rregulluar disa marrëshje të cila sezonin e ardhshëm do të jetë në dobin timë”, përfundoi Breca. Muaj më parë fjalë të mira për Fahri Brecën, kishte edhe trajneri i tij Majdi Shaladi, duke lavdëruar fundorin prishtinas, për paraqitjet e tij me ekipin.