Skuadra e Llapit sot mori një humbje të tmerrshme në udhëtim ndaj Brondby.
Ekipi i Brondby e mposhti Llapin me rezultatin tenistik, 6-0, për të vulosur pothuajse gjithçka që nga dueli i parë, i takimit të xhiros së dytë të fazës kualifikuese të Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.
Kjo humbje është më e thella që nga pjesëmarrja e ekipeve kosovare në Evropë.
Humbje të thellë kishte pësuar edhe Prishtina, kur u mposht nga Norrkoping 5-0 dhe Dukagjini vitin e kaluar, kur u mposht nga Rijeka, 6-1.
Tani, primatin për humbjen më të thellë e mban ekipi i Tahir Batatinës.
Humbjet më të thella të skuadrave kosovare në Evropë:
Brondby – Llapi 6-0
Norrkoping – Prishtina 5-0
Rijeka – Dukagjini 6-1