Lojtari më i shtrenjtë në Superligën e Kosovës, Giovanni ka filluar shkëlqimin e tij.
Sulmuesi i krahut ka shënuar sot golin e katërt me fanellën e kampionëve, shkruan Gazeta OLLE.
Ballkani mposhti Ferizajn me rezultat të thellë prej 4-0, por goli i tretë ishte jashtë normales nga braziliani, duke shënuar me gërshërë.
Në fillimet e tij te klubi i Ballkanit, Giovanni nuk kishte hapsirën e duhur, madje në garat evropiane nuk inkuadrohej fare sa ishte pjesë Ilir Daja.
Por sot, sulmuesi tregoi cilësitë e tij duke shkëlqyer në të gjithë ndeshjes, ku është dhe kandidat potencial për të fituar çmimin e ‘Yllit të Javës’ në Superligë.