‘Nuk kemi lojtarë që mendon për statistikat e veta’

“Arma jonë është që nuk kemi lojtarë që mendon për statistikat e veta dhe jemi duke luajtur një për të gjithë dhe të gjithë për një. Kjo është ajo që na dërgon drejt sukseseve të reja!, tha Drilon Hajrizi, basketbollist i Pejës.

“Jemi në rrugë të mirë për titull”, shprehet basketbollisti i Pejës, Drilon Hajrizi, për gazetën kombëtare “Bota sot”. Hajrizi është i frymëzuar pas fitores (82:79) në derbin e madh vendorë, kundër Sigal Prishtinës.

Një fitore që e bën të shpresoj se do t’i fitojnë të gjitha trofetë. Ai ka besim të madh se nëse luajnë në këtë mënyrë, asgjë nuk është e pamundshme. Peja vetëm ka fituar trofeun e parë, IPKO Kupën e Kosovës, ndërsa tani në objektiv ka titullin e Kosovës dhe të Ligës Ballkanike. Peja edhe në finalen e Kupës (70:66) mposhti Prishtinën, tani edhe në kampionat.