“Nuk kemi biseduar me Ancelottin”

Në ditët e kaluar u flit shumë për të ardhmen e mundshme të trajnerit të Real Madridit, Carlo Ancelotti. Mediat e huaja shkruanin se italiani do të gjejë punë tek Manchester City.

Mirëpo, anglezët kanë mohuar sot kontaktet me të. Sipas “Daily Star”, City ka mohuar të gjitha kontaktet me Ancelottin.

Ky i fundit pritet të largohet nga Reali në verë. (Gazeta Olle)