Mbrojtësi i njohur kosovar, Viktor Kuka nuk do të jetë pjesë e Lirisë së Prizrenit nga edicioni 2022/23.
Për largimin nga Liria, është vet Kuka i cili e ka konfirmuar këtë me anë të një postimi në llogarinë e tij në facebook, shkruan Gazeta OLLE.
Aventura e mbrojtësit të djathtë zgjati vetëm një vit me Lirinë, ku u eliminuan nga Vushtrria në ndeshjen e barazhit.
Më poshtë postimi i plotë i Kukas.
Dua t’iu njoftoj se nga sot nuk jam pjesë e FC Lirisë!
Dua të falenderoj gjithë qytetin e Prizrenit dhe tifozët Arpagjikët për mbështetjen që na dhuruan gjatë gjithë edicionit.
Falenderoj kryesinë e klubit, trajneret dhe bashklojtaret për gjitha momentet që kaluam së bashku.
Lirisë i dëshiroj shumë suksese në vazhdim dhe të rikthehet sa më shpejt në Superligë!
Faleminderit Liria, faleminderit Prizren dhe Arpagjika!