Nuk kanë fund skandalet për ngacmim seksual, arrestohet një tjetër futbollist i Premier Ligës (VIDEO)

Nuk kanë fund skandalet për ngacmim seksual, me protagonistë futbollistë të njohur të Premier Ligës.

I akuzuari i radhës është lojtari i Brightonit, Yves Bissouma, teksa së fundmi në rrjet ka qarkulluar një video nga momenti i arrestimit, mëngjesin e sotme.

Raportohet se futbollist i cili aktivizohet në Premier Ligë është arrestuar për sulm seksual në një klub nate.

Nga raportimet e policisë mësohet se 25-vjeçari ishte nën shoqërinë e një personi rreth të 40-ve, kur sulmoi seksualisht një femër në klub nate.

Vlen të theksohet fakti se në Premier Ligë janë disa lojtarë që kanë akuza të ngjashme, mes tyre edhe futbollisti i Cityt, Mendy.

Zyrtare: Meçi Robin Krasniqi – Dominic Bosel do të transmetohet direkt në këto kanale televizive

Superkupa Mbarëkombëtare e meshkujve zhvillohet në Shkodër