Skuadra më e madhe e futbollit në Kosovës është FC Prishtina, por ky klub kohëve të fundit po ka shumë probleme.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka mbetur mbrapa skuadrave pretendente për titull dhe aktualisht e sheh vetën më afër rënies se sa Evropës.
Ditën e djeshme ekipin e parë e kishin bojkotuar futbollistët për shkak të borxhit që klubi ua ka atyre.
Ndërkohë sot në Kompleksin Sportiv Prishtina, sapo kanë dalë futbollistët U17 për tu stërvitur kanë parë mungesën e rrjetave, shkruan Gazeta Olle.
Ka qenë anëtari i klubit Kushtrim Sopa i cili ka konfirmuar se janë vjedhur rrjetet, por që ka zbuluar se një gjë e tillë ka ndodhur edhe më parë kur klubi është dëmtuar duke ia thyer edhe dyert e dritaret.
Postimi i plotë nga Kushtrim Sopa:
Mirëmëngjesi nga Kompleksi Sportiv “Prishtina”
Në një ditë me diel dhe në terminin e zakonshëm të grupmoshës U17 Superliga, çunat e rinjë i pret një befasi aspak e këndshme para stërvitjes së ditës së sotme.
Disa “njerëz” të pa ndërgjegjshëm dhe pa pikë morali njerëzor, gjatë mbrëmjes kishin vjedhur rrjetat e gollave të lojës si dhe mjetet përcjellëse të tyre, gjithashtu i kishin bë gati për ditën e sotme ti vjedhin edhe shtyllat (skeleturën e gollave) duke i shliruar ato fillimisht pastaj sonte sigurisht për ti çmontuar dhe për ti vjedhur copë-copë.
*Kjo nuk është hera e parë që ne dëmtohemi duke na shkaktuar dëme të konsiderueshme në dyer dhe dritare, paisje sportive me theks të veçantë topa të lojës etj.
Pavarësisht rrethanave të klubit dhe kushteve në këtë ambient sportiv si kordinator i shkollës dhe mbikqyrës i kësaj fushe sportive, përveç ekipit tonë të seniorëve dhe shkollës tonë të futbollit, termine dhe hapësirë ju kam ofruar pothuajse të të gjitha klubeve sportive të kryeqytetit dhe më gjerë, vashave si dhe grumbullimeve të përfaqësueseve të reja sa herë kanë pas nevojë, pa asnjë llojë kompenzimi, sepse qëllimi madhor i secilit prej nesh që jeton me sportin është zhvillimi dhe edukimi i brezave të rinjë dhe të reja në frymën sportive, larg rrugëve të degjenerimit shoqëror.
A thu kujt po i pengon kjo !?
Me respekt,
Kushtrim Sopa
/Gazeta Olle/