“Nuk kam thënë as po e as jo”

Mbrojtësi nga Kosova, Florent Hadërgjonaj, ka shkëlqyer në edicionin që lamë pas në fanellën e Yong Boysit në Zvicër.

21-vjeçari krahas paraqitjeve të mira në Superligën e Zvicrës, ka mahnitur edhe në Ligën e Evropës.

Hadërgjonaj këto ditë po qëndron në Kosovë derisa në një intervistë për RTV 21 ka thënë se nuk është duke pushuar së punuari. “Edhe pse jam në Kosovë, nuk jam duke pushuar e kam marrë një program nga klubi dhe jam duke e aplikuar”, ka deklaruar Florent Hadëgjonaj.

Ai vjen nga fshati Pobërgjë i Komunës së Deçanit. ‘Lenti’ ka si ëndërr që të luaj në një kampionat të fortë. “Secili futbollist ka dëshirë që të luaj me një ekip të madh”, theksoi ai.

Florenti aktualisht është pjesë e Përfaqësueses së Zvicrës U-21 derisa zbulon se është kontaktuar edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit.

“Unë kam pasur kontakte me Federatën Shqiptare të Futbollit. Unë askujt nuk i kam thënë as po e as jo. Dua që ta përfundojë këtë cikël më U-21 dhe pastaj të shohim”, potencoi ai duke mbetur me shpresë se edhe Federata e Futbollit të Kosovës do të pranohet në UEFA e FIFA.
“Shpresoj se Kosova do të pranohet sa më parë në UEFA dhe FIFA. Nuk kam patur asnjë kontakt me Kosovën”, përfundoi Florent Hodërgjonaj. /Olle/