Nuk ka shtyrje për Superkupën, Inter-Juventus luhet më 12 janar

Superkupa e Italisë është në program për t’u luajtur në 12 janar të vitit të ardhshëm do të luhet normalisht sipas programit dhe nuk do të shtyhet për shkak të emergjencës së Covid-19, siç është përfolur gjatë ditëve të fundit.

Liga italiane e futbollit ka dalë me një komunikatë në të cilën bën me dije se derbi i Italisë mes Interit dhe Juventusit do të zhvillohet normalisht mbrëmjen e 12 janarit në San Siro, me ndeshjen që nëse del barazim do të duhet të luhen edhe shtesat e penalltitë për të përcaktuar fituesin e Superkupës.

Gjithsesi për momentin shitja e biletave është stopuar pasi qeveria italiane e futbollit ka marrë vendimin për të reduktuar nga 75% në 50% kapacitetin e stadiumeve duke filluar nga janari i vitit 2022, pasi rastet me Covid-19 sa vinë e shtohen në Itali.

Tuchel i befasuar me deklaratën e Lukakus, tregon se çka e pret belgun

Driton Kuka i falënderohet 2021-ës, numëron të arriturat e xhudos