‘Nuk ka përfunduar asgjë’

Kualifikimit në finale padyshim që i është gëzuar tej mase edhe kryetari i skuadrës së Sigal Prishtinës, Blerand Stavileci.

Sipas faqes zyrtare të Sigal Prishtinës, Stavileci ka thënë se nuk ka përfunduar asgjë.

“Këtu erdhëm si familje. Asgjë s’kemi përfunduar ende. Ju e keni bëre krenar të gjithë kombin. Tani titulli!”, shkruhet në faqen zyrtare të ‘bardhekaltërtve’.