Nuk ka më Kosovë!

Skuadra e futbollit nga Vushtrria, Kosova e Vushtrrisë, nga sezoni i ardhshëm mund të mos quhet më Kosova!

Siq merr vesh ‘Super Sport’, Federata e Futbollit të Kosovës e ka njoftuar gojarisht klubin, se që nga sezoni i ardhshëm emri i shtetit nuk do të mund të përdoret më edhe të klubet. Ngajshëm do të ndodh edhe me skuadrën e Ligës së Parë, Kosova e Prishtinës.

Sekretari i Përgjithsëm i FFK-s, Eroll Salihu ka thënë për ‘Super Sport’ se emrin e shtetit në klube nuk e lejon ligji për Sport, e as rregulloret e aktet normative të FFK-s. Si Kosova e Vushtrrisë po ashtu edhe Kosova e Prishtinës, do t’i duhet ti nënshtrohet procedurave për ndryshimin e emrit të klubit, në mënyrë që të hiqet emri Kosova. Gjithsesi, Kosova nga Vushtrria për 2 sezone përdori emrin Llamkos Kosova, për shakk të sponsorit, ndërsa duket se tashmë do t’i duhet të zgjedh një emër të ri, në mënyrë që të licencohet për sezonin e ardhshëm të Superligës.

E gjithë kjo vjen me qëllim të harmonizimit të FFK-s dhe Klubeve tona me rregulloret praktikat ndërkombëtare, tani kur jemi shumë afër pranimit me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA, dhe ku klubet tona do të kenë mundësi të luajnë në kualifikime për garat evropiane.