Nuk ka fitues pas 90 minutave, Sevilla dhe Roma kërkojnë trofeun pas kohës shtesë

AS Roma's Italian defender Gianluca Mancini (L) and Sevilla's Argentinian forward Erik Lamela vie for the ball during the UEFA Europa League final football match between Sevilla FC and AS Roma at the Puskas Arena in Budapest, Hungary on May 31, 2023. (Photo by Attila KISBENEDEK / AFP) (Photo by ATTILA KISBENEDEK/AFP via Getty Images)

Finalja e Ligës së Evropës mes Sevillës dhe Romës kanë shkuar në vazhdime, pasi që pas 90 minutash rezultati ishte 1-1.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 35-të, kur Gianluca Mancini asistoi te Paulo Dybala i cili me një goditje të saktë shënoi për 1-0.

Në kohën shtesë të pjesës së parë, Sevilla ka mundur të barazojë rezultatin, por goditja e fuqishme e Ivan Rakitic u ndal nga shtylla.

Në filimin e pjesës së dytë i takoi Sevillas që arriti të barazojë në minutën e 55-të.

Gianluca Mancini devijoi një top në portën e tij për 1-1.

Edhe pse kishte raste deri në fund, nuk ndryshoi asgjë dhe skuadrat do të kërkojnë fitoren në vazhdime.

Chelsea pritet t’i largojë plotë 15 futbollistë në verë

Sevilla mposht Romën pas penalltive, fiton për herë të shtatë të Ligës së Evropës