Aston Villa dhe Juventusi luajtën baras me rezultat 0-0 në kuadër të xhiros së pestë të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Njëherit ishte kjo ndeshje e vetme pa gola në këtë xhiro të Ligës së Kampionëve.
Edhe pse të dy skuadrat luajtën kujdesshëm, nuk munguan rastet.
Pau Torres dhe Ollie Watkins kishin raste për vendasit, ndërsa Timothy Weah dhe Francisco Conceicaon, por pa sukses.
Lucas Digne goditi shtyllën në kohën shtesë të pjesës së parë me një goditje dënimi.
Rastin më të mirë në pjesën e dytë e kishte Conceicao, por që gjuajtja e tij me kokë u prit nga portieri Emi Martinez.
Aston Villa bie në pozitën e nëntë me 10 pikë, ndërsa Juventusi me 8 pikë është në vendin e 18-të.