Nuk ka fitues në Santiago Bernabeu, Real Madrid dhe Man City do ta kërkojnë finalen në Angli

Real Madridi dhe Manchester City kanë barazuar 1-1 në Santiago Bernabeu në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Ndeshjen më mirë e nisë mysafirët, që bënin presion të lartë në mbrojtjen e Los Blancos.

Por, kampioni në fuqi i Evropës filloi të merrte vetën dhe të krijonte lojën e tyre, me çka edhe pasoi goli.

Ishte minuta e 36-të e takimit, kur Edouardo Camaviga asistoi te Vinicius Junior që shënoi një super gol nga distanca.

Me këtë rezultat edhe përfundoi pjesa e parë, derisa e dyta kishte një rikthim.

Real Madridi e kishte dominimin deri në minutën e 67-të, aty ku edhe pësuan golin.

Me një asistim nga Ilkay Gudogan, Kevin de Bruyne mposhti bashkëkombësin e tij, Thibaut Courtois me një goditje nga distanca, për 1-1.

Në minutën e 78-të, Karim Benzema rrezikoi për herë të parë portën e Cityt, por që nuk ishte i saktë.

Dy skuadrat ia dolën të mbanin portën e paprekur për këta minuta të mbetur, derisa ky rezultat i shkon më në favor kampionit të Ligës Premier, që ndeshjen e dytë e luanë në shtëpi.

De Bruyne realizon gol fantastik dhe barazon rezultatin në Santiago Bernabeu

Sonte zhvillohet Derby della Madonnina në San Siro, Milani pret Interin në ndeshjen e parë gjysmëfinale në LK