Kaloni në dark mode që është më i përshtatshëm për sytë gjatë natës.

Kaloni në light mode që është më i përshtatshëm për sytë gjatë ditës.

Kaloni në dark mode që është më i përshtatshëm për sytë gjatë natës.

Kaloni në light mode që është më i përshtatshëm për sytë gjatë ditës.

Nuk ka fitues në San Siro, Milan e Juventus ndajnë pikët

Është mbyllur pa gola kryendeshja e javës së 23-të në Serie A ndërmjet Milanit dhe Juventusit (0-0) që u zhvillua në San Siro.

Shansin më të mirë në gjysmën e parë e pati Rafael Leao, i cili krijoi hapësirë dhe goditi drejt portës, mirëpo Wojciech Szczesny ishte në vend për t’ia mohuar golin.

Pjesa më e madhe e lojës ishte një luftë mes dy skuadrave, të cilat pengonin rreziqet reale në portat respektive, ashtu që rrjetat mbetën të paprekura.

Në fraksionin e dytë, Olivier Giroud që e zëvendësoi Zlatan Ibrahimovicin e lënduar, tentoi me kokë, mirëpo sërish i pozicionuar ishte portieri i bardhezinjve.

Kur po afroheshin minutat e fundit të takimit, Paulo Dybala dërgoi një harkim të mirë në zonë, mirëpo goditja me kokë e Weston McKennie shkoi jashtë.

Pas këtij barazimi, Milani mbetet në vend të tretë në tabelë me 49 pikë, katër më pak se Interi (që ka një ndeshje më pak të zhvilluar).

Në anën tjetër, Juventusi qëndron në pozitën e pestë me 42 pikë, një më pak se Atalanta (që po ashtu ka një ndeshje më pak të zhvilluar).

Faza përgatitore në Antalia të Turqisë, ja sa mijëra euro kanë shpenzuar tetë skuadrat kosovare

Messi kthehet në fushë, Ramos shënon golin e parë – PSG fiton me rezultat të thellë ndaj Reims

Reklama