Nuk ka fitues në derbin francez, dy skuadrat e mëdha ndahen në paqe

Lyon ka barazuar me PSG në shtëpi, me rezultatin 1-1 pas 90-të minutave në Parc Olympique Lyonnais.

Në minutën e shtatë, braziliani Lucas Paqueta u përkujdes për të hapur listën e golashënuesve, duke kaluar Lyonin në avantazh shumë shpejtë, me këtë rezultat dhe u mbyllë pjesa e parë.

Në minutën e 76-të, mbrojtësi Kehrer arriti të shënonte golin e vetëm për parisienët, duke e marrur me vete vetëm një pikë në kryeqytet.

Lyon pozicionohet në vendin e 11-të në Ligue 1, ndërsa PSG është lider i padiskutueshëm me 11-të pikë larg Marseille e cila gjindet në vendin e dytë

Pas 941 ditëve, rikthehet Klay Thomson nga lëndimi

Inter nuk ndalet, kryeson kampionatin në Serie A