Nuk ka fitues në Camp Nou, Barça dhe Napoli luajnë baras

Barcelona dhe Napoli kanë luajtur baras (1-1) në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt të Ligës së Evropës që u zhvillua në Camp Nou.

Edhe pse Blaugranët patën më shumë nga loja në minutat e para të sfidës, ishin Partenopei ata që shënuan.

Eljif Elmas ishte arkitekt i këtij goli, pasi e krijoi hapësirën dhe asistoi për bashkëlojtarin e tij, Piotr Zielinski, i cili e pranoi topin dhe në tentativën e tij të dytë e nguliti topin në rrjetë (29’).

Në fraksionin e dytë, tentativat për të realizuar u kompletuan me golin e barazimit të skuadrës vendase.

Një goditje të Adama Traores në zonë, Juan Jesus e preku me dorë. Fillimisht, gjyqtari e vazhdoi lojën. Mirëpo, më pas, pas konsultimit të VAR-it, akordoi penallti

Përgjegjësinë e ekzekutimit e mori Ferran Torres, i cili u tregua i saktë nga pika e bardhë (59′).

Blaugranët e dominuan lojën në vazhdim duke krijuar rast pas rasti, sidomos pas inkuadrimit të Ousmane Dembele, edhe pse fishkëllehej nga tifozët.

Rezultati i barabartë lë gjithçka hapur, ashtu që fituesi ndërmjet Barcelonës dhe Napolit do të vendoset në ndeshjen e kthimit në Stadio Diego Armando Maradona.

 

 

Forma e jashtëzakonshme e Salah në Ligën e Kampionëve, ka shënuar në tetë ndeshje radhazi

Kosova merr lajm të mirë në 14 vjetorin e Pavarësisë, ngritet për nëntë pozita në ranglistën e UEFA-së