Nuk ka fitues mes ShBA-së dhe Uellsit, Balle shpëton evropianët nga humbja

ShBA-ja dhe Uellsi i kanë ndarë pikët në përballjen e Gurpit B në Kampionatin Botëror, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Ndeshja nisi mjaft furishëm, me dy skuadrat që tentonin të kalonin sa më parë në epërsi.

Por, pas 36 minutash lojë, amerikanët kaluan në epërsi, pasi Christian Pulisic asistoi te Timothy Weah për rezultatin 1-0.

45 minutat e parë përfunduan me këtë rezultat, derisa e dyta ishte edhe më e zjarrtë.

ShBA-ja bëri disa zëvendësime në pjesën e dytë, duke shpresuar që të raunde epërsinë, por edhe të shënonte golin e dytë.

Mirëpo, planet e tyre dështuan dhe Uellsi ia doli t’i barazonte shifrat në 1-1.

Ishte minuta e 82-të e takimit kur Gareth Bale e fitoi penalltinë, pas rrëzimit në zonë, dhe ia doli ta konvertonte në gol për rezultatin 1-1.

Pas rrethit të parë, Anglia është lider i Grupit B me tri pikë, ShBA-ja dhe Uellsi me nga një dhe Irani pa pikë.

Van Gaal: Nuk luajtëm shumë mirë, Gakpo ishte vendimtar

Argjentina përballet me Arabinë Saudite, formacionet zyrtare