“Nuk jemi më të fortit, por Realin e mposhtim”

Gerrard Pique ka folur për sfidën e ardhshme me Real Madridin, pas fitores së mbrëmshme me Manchester Cityn. Mbrojtësi i Barcelonës tha se tani mendojnë për EL CLasico. “Ne jemi duke luajtur mirë dhe duke fituar, fizikisht jemi në maje, dhe tani duam të fitojmë ndaj Real Madridit. Ne nuk jemi më të fortit, ne duam të arrijmë në maj dhe të mendojmë për secilën garë”, tha ai për Sky Sport.

I pyetur për fitoren e mbrëmshme, Pique shtoi: “Ne luajtëm një ndeshje të madhe kundër një skuadre të vështirë. Krijuam shumë raste, por Hart ishte në formë të mirë. Gjëja më e rëndësishme ishte kualifikimi”.