‘Nuk jam mjekë’

Trajneri i Liverpoolit, Brandan Rodgers, pas humbjes nga Arsenali të shtunën me reuzltat 4:1, ka shpjeguar pse sulmuesi italian Mario Balotelli, nuk ishte pjesë e ekipit.

Ai ka thënë se vet Balotelli, i kishte kërkuar të mos jetë në këtë ndeshje duke aluduar në një lëndim.

“Ai më tha se është duke ndjerë dhimbje dhe nuk është i gatshëm për këtë ndeshje. Unë nuk jam mjek të di se çfarë kishte për këtë arsyeje vizituan atë mjekët e ekipit që të informoheshin për gjendjen e tij se çfarë kishte”, deklaroi Rodgers.