Nuk ishte në planet e klubit të Giresunsporit, mësohet lëvizja e fundit e Esat Malës

 Giresunspori e “preu në besë” Esat Malën, ku pak më shumë se një muaj pas prezantimit e largoi nga ekipi.

Mesfushori i Partizanit mbetet në kërkim të një destinacioni të ri, me të cilin është i lidhur edhe Partizani.

Klubi i kuq pret që të përfitojë financiarisht nga taksa e formimit si futbollist ose ta kthejë si përforcim për sezonin e ri.

“Panorama Sport”, nga burime pranë lojtarit, ka mësuar se Mala po bën të pamundurën për të gjetur një ekip tjetër në Turqi.

Esat Mala ftohet nga kombëtarja e Shqipërisë - Telegrafi

Kështu që, rikthimi te Partizani mbetet si opsioni i fundit, vetëm në rast se 22-vjeçari nuk arrin që të akomodohet jashtë vendit.

“Demat” mbeten të hapur për të dyja opsionet, ku pa dyshim trajnerit Ilir Daja do t’i bënte shumë punë rikthimi i një lojtari polivalent si Esat Mala.

32 skuadra, 4 vazo: Si janë të ndara skuadrat para shortit në Ligën e Kampionëve

Eros Grezda flet për ndarjen me Oriola Marashin