Nuk ia keni idenë sa milionë euro ka fituar Skënderbeu pas kualifikimit

Skënderbeu ka bërë sërish historinë duke siguruar grupet e Ligës së Evropës për të dytën herë në tre vitet e fundit.

Skuadra shqiptare ka eliminuar në fazën e Play Offit skuadrën më me histori në Ballkan, Dinamon e Zagrebit.

Ndeshja e zhvilluar në ‘Elbasan Arena’ përfundoi 0-0, rezultat ky që i mjaftoi skuadrës së Skënderbeut, pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë.

Kualifikimi në fazën e grupeve të Ligës së Evropës, i siguron 3,3 milionë euro Skënderbeut, para që do ta forcojnë shumë financiarisht këtë skuadër.

Kundërshtarët në fazën e grupeve, Skënderbeu do t’i mësojë nesër (e premte). /Lajmi.net/