“Nuk ia dinim as emrat njëri tjetrit” – Samir Ujkani flet për ndeshjen e parë me Kosovën dhe zbulon prapaskenat se si kaloi nga Shqipëria te Dardanët

Samir Ujkani i ka dhënë fund karrierës si portier, pasi ruajti portën e shumë klubeve, ku kulmin e karrierës pa dyshim e kishte në Serie A, ndërsa pjesë e Përfaqësueses së Kosovës ishte për nëntë vite.

Palermo, Novara, Chievo, Genoa, Torino dhe Empoli ishte klubet e njohura në Serie A ku ai ruajti portën.

Në një intervistë të gjatë për Telegrafin me gazetarin Betim Zeqiri, portieri vushtrrias ka folur për shumë gjëra, duke nisur nga Kosova, ardhja e tij nga Shqipëria, ndeshja e parë ndaj Haitit dhe shumë emocione të tjera.

Më 5 mars të vitit 2014, Kosova e zhvillon ndeshjen e parë zyrtare nën ombrellën e FIFA-s, ku kundër Haitit luajmë baras 0-0, në një kohë me shi, kushte të vështira, por atë kohë me krenari e kujton Samir Ujkani i cili e mbajti portën e paprekur.

Ai pas asaj ndeshje luajti edhe 31 herë të tjerë për Kosovës, ku në shumë prej tyre ishte kapiten.

“Ka qenë një knaqësi e madhe kur e rikujtoj dhe si thoni ju, nuk e njihnim njëri-tjetrin mirë edhe emrat e kemi pas shumë vështirë, emrat se dy-tre i njohshëm, të tjerët nuk i njohshëm, edhe ne kishim ardhur për me përfaqësuar Kosovën për herë të parë dhe ishte kënaqësi. Kur e kemi bërë rrugën prej Emeraldit, prej Prishtinës deri në Mitrovicë. E kur prej Vushtrrisë e andej i shiheshim tifozët rrugës në këmbë tu ec. Kur kemi mbërri ne në Mitrovicë, stadiumi ishte i mbushur. Thoshim ku po shkojë këta që ishin duke ardhur Edhe kjo ishte një kënaqësi, që nuk harrohet kurrë edhe është momenti më i mirë, jam tu për përzgjedhjen që e kam bërë, një moment që nuk duhet humbur”, tregon emocionet e para me Kosovën ish-portieri i njohur.

Ujkani para se të kalonte te Kosova, për pesë vite e ruajti portën e Shqipërisë, por pas pranimit të Dardanëve në UEFA dhe FIFA, ai vendosi të luante për shtetin më të ri në Evropë.

“Unë për Shqipërinë kam luajtur me zemër, me dëshirë, ajo nuk diskutohet. I falënderoj të gjithë, por momenti kur u pranua Kosova që të luajë miqësore, e mbaj mend shumë mirë, kur në shtëpi erdhi lajmi, ju thash prindërve “Është koha, është koha ndoshta për ta ndërruar”. Kurrë nuk më kanë penguar. Ajo që ka qenë shumë kënaqësi, pas dy-tri ditëve, Albert Bunjaku (përzgjedhës i Kosovës në atë kohë) më kontakton edhe thashë uaaa… Nuk priti shumë direkt menjëherë pas lajmit dhe më erdhi shumë mirë. Isha pozitiv ti bashkohesha, edhe ai normalisht se ishte pozitiv, kishte shumë kënaqësi”, tregon Ujkani.

Tutje ai shpjegon se nuk kishte menduar dy herë dhe i kishte thënë përzgjedhësit Bunjaku, se nuk ka nevojë t’i bëjë shpjegime.

“Nuk kam menduar dy herë, një herë pasi kemi fol me Albertin, ai mendonte se si të ma shpejgonte, po i thashë s’ke nevojë me ma shpjegu, se dëshira është për të ardhur, vetëm se duhet të jem korrekt me federatën (FSHF-në) dhe kam fol me Armando Dukën, me kryetarin, që e falënderoj gjithmonë, pasi nuk ka hezituar dhe  më ka pyetur as cila ishte dëshira ime. Nuk më pengoj, edhe pse ishte pjesë e rëndësishme e Shqipërisë. Nuk ia kam rënë pishman, pasi ishte vendim im, që e kam ndjerë me zemër dhe e kam bë me zemër”, tregon Ujkani.

Tutje ai tregon edhe problemet që kishte me klubet në atë fillim, pasi Kosova nuk njihej edhe pse luante ndeshje miqësore zyrtare, por në eliminatore nuk merrte pjesë.

“Për mua kjo ishte zgjedhja, dhe e kisha detyrë të shkoja për shtetin tim, dhe ju thosha në klub e pranonin ju apo jo mua nuk më intereson. Kam pasur shumë probleme nëpër klube, është realitet, por fund të fundit e kanë kuptuar të gjithë, edhe trajnerët e kanë kuptuar por vonë, kur u bë pranimi, e kanë kuptuar pse e kam bë këtë zgjedhje. Ka qenë një sakrificë dhe  i falënderoj të gjithë që më kanë kuptuar edhe më kanë mbështetur, por edhe krejt bashkëlojtarët që kanë qenë në atë kohë dhe nuk e kanë hedh poshtë Kosovën. Edhe ata kënë bërë sakrifica shumë të mëdha që nuk duhet mi harru kurrë”, deklaroi Ujkani.

https://www.facebook.com/watch/?ref=embed_video&v=644920734464960

Për fundi ai tregoi se si një ndeshje ndaj Burkina Fasos nuk u zhvillua dhe kishte marr leje nga Genoa të vinte në Kosovë, ku qëndroi për katër ditë, por që nuk luajti dhe i nxori probleme te klubi italian.

Intervistën e plotë mund ta ndiqni më poshtë…

 

Plzeni merr fitore të vështirë ndaj Dinamo Zagrebit, avancon në grup me pikë maksimale

Mourinho: Roma e meritoi humbjen, vetëm një lojtar nuk mjafton për të na fituar ndeshjen