Besar Berisha e ka nisur ashtu siç di të bëjë më së miri vitin, pra me gol.
Sulmuesi kosovar ka shënuar nga penalltia për skuadrën e tij Western United në minutën e 75-të, përcjellë Gazeta Olle.
Panvarsisht golit, skuadra e tij pësoi humbje 3-2 nga Melburne City.
Për Berishën, ishte ky goli i shtatë këtë edicion në 12 ndeshje të kampionatit australian.
Kosovari vendosi të rikthehej këtë sezon në Australi pas një eksperiencë njëvjeçare në Japoni me skuadrën e Hiroshimës.