Nuk i mbijetoi goditjeve të kundërshtares, boksierja 18-vjeçare ndërron jetë pas pesë ditësh luftë me jetën (VIDEO)

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në sportin e boksit ku ka ndërruar jetës 18-vjeçarja Zhanet Zakarias Zapata pas një nokauti që pësoi në një duel para pesë ditësh.

Boksierja meksikane ishte pjesëmarrëse në eventin GVM Gala në Montreal që u mbajt para pesë ditësh dhe shorti i rezervoi një përballje me Marie Pier Hul.

Në raundin e katërt të duelit, Pier Hul lëshoi një seri goditjesh të forta ndaj rivales Zakaria e cila mbeti e shtrirë në ring.

I menjëhershëm ishte reagimi i mjekëve që i dhanë ndihmën e shpejtë 18-vjeçares dhe e nisën drejt spitalit ku ka ndërruar jetë pas 5 ditësh.

 

Caktohen gjyqtarët e ndeshjes Kosovë – Greqi në “Fadil Vokrri”

Futbollisti kosovar, Dardan Jashari i jep fund beqarisë