Nuk është Usain Bolt: Lirim Kastrati vjen me sprintin e vitit

Lirim Kastrati është duke kaluar në një formë të mrekullueshme me Lokomotivën e Zagrebit

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës në ndeshjen e fundit me Lokomotivën e Zagrebit ndaj Varazdimit[2-1] bëri një sprint të hatashëm që la pa fjalë të gjithë, shkruan Reporteri.net

Lirimi mori topin në pjesëfushën e skuadrës së tij dhe u nis fuqishëm për në kundërsulm.

Ai la prapa dy mbrojtësit që po e ndqinin atë, por në fund ishte i pafat për të shënuar gol pas atij sprinti fenomenal.

Ndryshe, Kastrati deri tani ka realizuar 5 gola në këtë edicion me Lokomotivën, ndërsa për të janë të interesuar shumë klube evropiane.