Nuk është më sikur atëherë

Ylli botëror Lionel Messi është rrëfyer për problemet e tij që kishte vitin e kaluar. Futbollisti më i mirë në planet ka sqaruar se vitin që lamë pas kishte probleme të ndryshme dhe se nuk arrinte ta ndihmonte Barcelonën aq sa donte. Messi ka thënë se gjithçka tani i përket të kaluarës dhe se po ndihet në topformë.

“Vitin e kaluar kisha shumë probleme. Më përcjellnin probleme të natyrave të ndryshme. Lëndimi im përsëritej, emri im padrejtësisht lakohej nëpër gjykata, dhe presioni ishte më i madh. Tani i kam kaluar të gjitha sfidat. Po ndihem në formë shumë të lartë dhe se problemet e skuadrës që kishim pas ndeshjes me Sociedad janë harruar. Jemi në formën më të mirë në kohën më të duhur. Ne ende nuk kemi fituar asgjë, por jemi në rrugë të drejt për të fituar çdo trofe të mundshme. Mendoj se forma ime është si dikur” ka thënë Lionel Messi.