Derisa Adriano Galliani ende beson se Carlo Ancelotti mund të bëhet trajner i ardhshëm i Milanit, gazetari italian, Mauizio Pistocchi, ka parashikuar pasardhësin e Filipo Inzagit.
Sipas informatave të Pistoqit, nga sezoni i ardhshëm, trajner i kuqezinjve do të jetë Unai Emery, aktualisht trajner i Sevillas.
Të kujtojmë se pikërisht gazetari Maurizio Pistocchi, e kishte dhënë lajmin i pari për bërjen e Clarence Seedorfit trajner i Milanit, si dhe atë të Roberto Mancinit në Inter.