Nuk e nisën mirë edicionin e ri në Ligën e Parë, Arbëria shkarkon gjithë stafin teknik

Arbëria nuk i ka arritur pritshmëritë në dy ndeshjet e para të Ligës së Parë.

Në xhiron e parë, dobrajasit barazuan me Flamurtarin, derisa sot u mposhtën 1-0 nga Vitia në udhëtim.

Këto dy rezultate negative kanë bërë që klubi kuqezi ta shkarkojë trajneri Jeton Gashi me ndihmësit e tij Ylber Statovci e Diamant Kadriolli.

Njoftimi i plotë nga Arbëria:

Kryesia e Klubit Futbollistik Arbëria në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur, për shkak të performancës në dy ndeshjet  e para e ka liruar Shtabin teknik nga detyra.

Kryesia e falënderon Shtabin teknik për punën dhe angazhimin e deritanishëm.

Ditëve në vijim ju informojmë për hapat tutje që do të ndërmarrë klubi.

Me respekt!

Kryesia e KF Arbëria

Ronaldo flet pas dy golave të shënuar në debutim për Unitedin: E prisja një, por asesi dy

Gjimshiti i pafat, VAR-i ia anulon një gol të bukur me Atalantën