“Nuk e kam problem Serinë A, jam stërvitur nga trajnerë italianë”, Ramadani: Më impresionoi Osimhen

Ylber Ramadani është në hapat e tij të para në futbollin italian, aty ku u transferua këtë verë nga radhët e Aberdeen te Lecce. Mesfushorit të kombëtares i mjaftuan shtatë ndeshje në Serie A për t’u shndërrua në një lider dhe për të marrë në dorë çelësat e mesfushës së suadrës puljeze.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës me Sassuolon, 27-vjeçari shqiptar theksoi se për të nuk ishte shumë e ështirë të përshtatej me futbollin italian pasi në të kaluarën është stërvitur nga trajnerë italian.

“Ndaj Napolit humbëm, edhe pse në fushë u futëm për një rezultat pozitiv. Në fillim gara ishte e ekuilibruar dhe patëm dy mundësi të mira, nëse do të kalonim në avantazh atëherë ndeshja do të kishte marrë një tjetër rrjedhë. Por, në fund rezultati ishte i drejtë dhe duhet të punojmë më shumë për t’u rikthyer te rezultati pozitiv ndaj Sassuolos.

Ata janë një skuadër e fortë dhe që ka fituar me Juventusin e Interin, por ne do të mundohemi të marrim maksimumin. Luajmë në shtëpi para tifozëve tanë dhe kjo na motivon më tepër. Jam stërvitur mirë, detyra ime është të garantoj ekulibër në fushë.

A jam i lodhur pas ndeshjeve me Napolin dhe Juven? Jemi profesionistë dhe duhet të rikuperohemi shpejt, kalendari ka 38 ndeshje. këtu në Itali futbolli është më fizik se në Skoci, atje sulmohej më shumë, por për mua nuk ka problem pasi jam stërvitur me trajnerë italian.

Lojtari që më ka impresionuar më shumë është Anguissa dhe Osimhen të Napolit.

E vërteta e ofertës nga Verona? Verona më kërkoi ta prisja dhe unë zgjodha Leccen prej seriozitetit që tregoi”, u shpreh Ramadani.

Donjeta Sadiku shpallet kampione ballkanike

Fat në fatkeqësi për Ballkanin: Dinamo Zagrebi me katër mungesa në ndeshjen e së enjtes