Nuk e ftoi Armend Thaqin për miqësoret e nëntorit, sqarohet Alain Giresse

Kosova zhvillon dy ndeshjet miqësore ndaj Armenisë dhe Ishujve Faroe në stadiumin “Fadil Vokrri”. 

Para dueleve miqësore, në konferencë për media ka folur përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Alain Giresse, shkruan Gazeta Olle.

Giresse është pyetur edhe për mosftesën e mbrojtësit të Ballkanit, Armend Thaqi, i cili momentalisht është ndër futbollistët më të mirë në Superligë dhe shkëlqeu në Ligën e Konferencës.

“Kjo ka të bëj me zgjedhjen e trajnerit. Kjo është një pyetje e përjeshtme. Ne në listën që e kemi, kemi lojtar që luajnë në atë pozitë që të ardhmen presin të jenë pjesë e Kombëtares së Kosovës. Unë do të flisja për lojtarët që kam ftuar. Kam ftuar Ilir Krasniqin, Dellovën e Emërllahun. Nuk e kemi lënë anash ligën e Kosovës të cilët janë ftuar për këto dy ndeshje”, ka thënë Giresse. /Gazeta Olle/ 

Giresse: Synimi i miqësoreve të nëntorit ishte ftesa e lojtarëve të rinj

Emërllahu: Aq minuta sa do jem në fushë do jap maksimumin, shpresoj të ftohem edhe në të ardhmen