Nuk e di pse zgjodhi Arsenalin

Sulmuesi kilian Alexis Sanchez, u transferuar gjatë edicionin e kaluar nga Barcelona te Arsenali. Ishte edhe skuadra e Liverpoolit, që ishte shumë i interesuar për shërbimet e Sanchez, por ky i fundit vendosi t’i bashkohet Arsenalit.

Trajneri i londinezëve Arsen Wenger, ka thënë se nuk e ka idenë se pse zgjodhi Arsenalin para Liverpoolit, por nuk ka mohuar se një gjë e tillë e ka gëzuar.

“Unë nuk e di se pse ai zgjodhi Arsenalin para Liverpoolit, më së miri e di ai vet. Por normalisht jam shumë i gëzuar që një lojtarë si Sanchez, është pjesë e skuadrës sime”, deklaroi Wenger.