Nuk do të zhvillohet në stadiumin e qytetit, mësohet vendi ku do të luhet derbi lokal Drita – Gjilani

Derbi më i madh lokal në futbollin kosovar, Drita – Gjilani pritet që të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Kjo ndeshje luhet më 26 shtator dhe i takon xhiros së gjashtë së BKT Superligës së Kosovës në futboll.

Ndeshja në fjalë pritet që të luhet në Prishtinë pasi që stadiumi i qytetit në Gjilan nuk i plotëson kushtet për zhvillimin e derbit pasi që është duke u riparuar.

Lajmi konfirmohet nga burime të sigurta të “Zeri.info”.

Në këtë edicion për shkak të masave anti-Covid po lejohen vetëm 5 përqind e publikut në stadiume.

Drita në derbin ndaj Gjilanit është skuadër nikoqire.

Këto skuadra në këtë edicion e synojnë titullin kampion.

Edhe një talent i Besës pritet t’i bashkohet Portos

Drita merr tri pikë në Skenderaj, Ulpiana e shokon Gjilanin