Nuk do të luajë tre muaj shkaku i problemeve në zemër, reagon Kun Aguero

Barcelona ka dhënë detaje rreth gjendjes së sulmuesit argjentinas, Sergio Aguero.

Aguero u largua nga ndeshja qysh në pjesën e parë pasi pati disa komplikime, ndërsa pas ekzaminimeve të para mjekësore u raportua se kishte aritmi të zemrës. Aritmia është çrregullim i ritmit të zemrës.

Ndërkohë, Barcelona tani ka dalë me një kumtesë ku ka treguar se Aguero do t’i nënshtrohet tretmanit mjekësor dhe do të mungojë për tre muaj.

Nuk ka vonuar shumë edhe reagimi i Agueros.

“Jam mirë dhe në humor të mirë për të përballuar procesin e rikuperimit. Dua t’ju falënderoj të gjithëve për kaq shumë mesazhe mbështetjeje dhe dashurie që e bëjnë zemrën time më të fortë sot”, shkroi Aguero.

 

Inaugurohet fusha me bari sintetik në stadiumin e KF Rilindja

Aro Muric rikthehet në portë për Adanan dhe bën paraqitje të jashtëzakonshme – shtatë gjuajtje të pritura dhe nota më e lartë në ndeshje