“Nuk do të dorëzohemi deri sa ta arrijmë qëllimin”

Ishte ndeshje e barazhit, ajo e cila vendosi që skuadra e Dukagjini edhe në edicionin e ri të garave do të garojë në  Ligën e Parë të futbollit kosovar.

Ekipi nga Klina, u mposht nga Drita me rezultat 2-1, gjë që ia pamundësojë Dukagjinit  të ngrihet në një rang më të lartë.

Gjithsesi, ky fakt nuk i ka demoralizuar futbollistët, përkundër ata premtojnë që do të rikthehen edhe më të fuqishëm.

Dukagjni

“Padyshim që gjatë gjithë sezonit kemi punuar maksimalisht që të arrimë synimin tonë, rikthimin në Superligë. U munduam shumë, por fati nuk ishte në anën tonë. Përkundër këtij dëshpërimi, ne do të mundohemi të rikthehemi edhe më të fortë në edicionin e ri, pasi që Superliga ka nevojë për një skuadër siç është Dukagjini.

arifi

Punë të palodhshme  gjate gjithë këtij edicioni kanë bërë edhe shtabi teknik në krye me Severin Elezajn, kryetari i klubit Ramush Agushi, e sidomos drejtori Fabian Veseli të cilët janë munduar që klubi të ngritët aty edhe ku e meriton.

18944863_1397710300267737_1316797615_n

Duhet theksuar se motivi ynë kryesor në çdo ndeshje kanë qenë  tifozët e zjarrte“Hithat”, të cilët na kanë përkrahur në çdo fitore e humbje. Nuk do të dorëzohemi deri sa ta realizojmë qëllimin tonë, rikthim në Ligën elitare”, ka thënë për GazetënDirekt, futbollisti i Dukagjinit, Granit Avdyli .

Avdyli, i cili këtë edicion iu bashkua skuadrës së Dukagjinit,ishte shtyllë kryesore e ekipit nga Klina.