Nuk do të besoni që sa kohë nuk ka shënuar gol Messi

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është duke kaluar në një nga periudhat më të vështira në karrierë deri tani.

Sulmuesi argjentinas nuk ka realizuar gol që 452 minuta, me golin e fundit të shënuar më 16 mars ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve.

Kjo është periudha e dytë më e gjatë pa gola e Messit. Ai nuk kishte shënuar gol në 474 minuta lojë në vitin 2010.