Nuk do të besoni që sa ditë nuk kishte shënuar Semir Zeneli

Hajvalia e ka mposhtur Drenicën me rezultat minimal 1:0, në kuadër të javës së 23-të, takim që është luajtur të dielën (sot) në Kizhnicë.

Golin e fitores e shënoi, Semir Zeneli në minutën e fundit të ndeshjes. Besoni apo jo, ky ishte goli i Zenelit pas saktësisht 170 ditëve në kampionat, shkruan Infokusi.com.

Që nga 17 tetori 2015, Semir Zenelit i kishte humbur rruga e golit. Herën e fundit kur ai shënoi, ishte ndeshja me Llapin, që Hajvalia e fitojë 1-0.

Ai edhe pse ka ishte pothuajse në të gjitha ndeshjet titullar, nuk kishte arritur të shënojë që nga java e 10-të e kampionatit dhe u desh të kalojnë edhe 13 ndeshje për të shënuar.

Ndërkohë, deri me tani në këtë kampionat, duke e llogaritur edhe golin që e shënoi sot, Zenelit ka realizuar 5 gola për Hajvalinë.

Golit të tij më së shumti i është gëzuar, trajneri, Ismet Munishi