Në periudhën e fundit, Manuel Neuer ka krijuar një shprehi të daljes nga porta, ose të luajë me topin në këmbë sikurse të ishte mbrojtës, e nganjëherë edhe mesfushor.
Për të na bindur se është në gjendje të luajë edhe në një rol tjetër nga ai i zakonshmi, është përkujdesur me paraqitjen e tij në duelin kundër Kolnit, të premten.
Neuer bëri 20 pasime, dhe secili prej tyre ishte i saktë.