Nuk arriti të rikthente Vushtrrinë në Superligë, ky është vendimi i klubit për trajnerin Samuel Nikaj

Samuel Nikaj dështoi në barazhin e Superligës për ta rikthyer Vushtrrinë në elitën e futbollit kosovar.

Tashmë klubi ka zyrtarizuar largimin e tij, pas një edicioni mjaft të suksesshëm në Ligën e Parë të Kosovës, shkruan Gazeta Olle.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të klubit, derisa i kanë uruar suksese trajnerit.

“Falemnderit Samuel Nikaj. FC Vushtrria dhe kryetrajneri Samuel Nikaj e kanë ndërprerë bashkëpunimin. Klubi i uron shendet dhe suksese në jetë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Vushtrria ishte mposhtur 1:3 nga Malisheva në ndeshjen e barazhit në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë. /Gazeta Olle/

Armando Broja po kërkohet me ngulm nga ekipet e Serie A

Kosova zhvillon miqësore me Malin e Zi